Muharremaj për vizitën e 16 ambasadorëve në Suharekë: U mahnitën me bukuritë e bjeshkëve
Me iniciativë të ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozit dhe kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, ambasadorët e 16 shteteve evropiane te në Kosovë kaluan fundjavën te vendi i quajtur Guri i Diellit në fshatin Dolloc.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kryetari Muharremaj ka falënderuar ambasadorin Minxhozin për organizimin teksa shton se ambasadorët u mahnitën me bukuritë e bjeshkëve të Suharekës.
“Mikëpritje për 16 ambasadorët e vendeve të ndryshme mike, të cilët u mahnitën e bukuritë e bjeshkëve tona në Komunën e Suharekës.Faleminderit Ambasadorit të Shqipërisë z.Qemal Minxhozi për organizmin dhe natyrisht ambasadorëve tjerë për vizitën”, - ka shkruar Muharremaj.
