Shefi i EULEX-it viziton malet e Suharekës: Kosova ka natyrë spektakolare
Shefi i Misioni të Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit, Lars Gunnar-Wigemark, ka vendosur që vikendin ta kalojë në Suharekë ku ka vizituar vendin e quajtur “Guri i Diellit”, në fshatin Dolloc.
Wingemark ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se Kosova ka një natyrë spektakolare.
“Kosova me të vërtetë ka male dhe natyrë spektakolare. Dje ia bashkova trupit diplomatik në Prishtinë për një ecje në majën e Dollocit (“Guri i Dollocit” – 1653 m) në rajonin e Suharekës. Një ditë e bukur me diell së bashku me kolegë të lumtur dhe mikpritës”, - tha Gunnar-Wigemark.
Kujtojmë se me iniciativë të kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, ambasadorët e 16 shteteve evropiane te akredituar në Kosovë kaluan fundjavën tek vendi i quajtur “Guri i Diellit” në fshatin Dolloc.
Kosovo 🇽🇰 really has spectacular mountains and nature. Joined the diplomatic corps in Pristina yesterday for a hike to the Dolloci Peak (“Guri i Dollocit” - 1653 m) in the Suhareka region. A beautiful sunny 😎 day together with happy colleagues and generous local hosts. pic.twitter.com/CwYsjn1xkB
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) February 19, 2023
