MPJ: Serbia e ka humbur betejën në Këshillin e Evropës, kanë dërguar "non paper" kundër aplikimit - NACIONALE

MPJ: Serbia e ka humbur betejën në Këshillin e Evropës, kanë dërguar "non paper" kundër aplikimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, për KosovaPress ka thënë se Serbia ka humbur betejën për të kundërshtuar aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka thënë se Serbia ka dërguar në Strasburg në numër të “non paper” për të kundërshtuar aplikimin e Kosovës, mirëpo sipas tij, këto tentime kanë dështuar pasi Kosova ka siguruar mbështetje për këtë.

Serbia gjithmonë ka qenë aktive në kundërshtim të Republikës së Kosovës qoftë në kuptimin bilateral apo multilateral, tek rasti i Këshillit të Evropës ka kundërshtuar një ditë para se të aplikojmë. Më 11 maj të vitit të kaluar Vuçiq pati thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare se Kosova po aplikon në Këshillin e Evropës, pra një absurd i llojit të vet dhe ka pasur një numër ‘non paper’ të cilat janë dërguar nga Serbia në Strasburg por të cilat kanë qenë kundërpërgjigje ndaj asaj që kemi bërë ne, pra Serbia ka ndjekur hapat tonë jo anasjelltas. Mund të them me bindje të plotë që Serbia e ka humbur betejën në Këshillin e Evropës dhe një fakt për këtë është fakti që opinioni ligjor tregon që ne mund të bëhemi anëtar i Këshillit të Evropës dhe mbështetja është aty. Ne kemi lobuar në disa rrafshe, qoftë diplomatik, qoftë politik, që ta sigurojmë mbështetjen në vota dhe ajo është, pra e kemi siguruar këtë mbështetje, është siguruar interpretimi sqarimi ligjor që nuk ka asnjë pengesë dhe kjo është betejë e humbur për Serbinë”, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm.

Lajme të ngjashme