Moti sot në Kosovë, temperaturat deri në 18 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot mbi vendin tonë të mbajë mot me diell dhe pak vranësira.
Teperatuar minimale do të jenë 2 gradë Celsius ndërsa ato maksimale deri në 18 gradë Celsius.
“Të dielen parashihet të mbajë mot kryesisht i qetë, me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell. Në fushat termike parashihet të ketë rënie të lehta.”
Gjatë të dielës parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s
