Moti sot, me diell dhe vranësira
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të çrregullta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta, derisa të dielën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.
“Dita e shtunë parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në vlerat e minimaleve, derisa ato maksimalet priten të jenë tipike pranverore. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales”, thuhet në parashikimin e IHMK-së.
Ndërkohë, intervalet me diell nuk përjashtohen as për të dielën.
“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime ,kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale , ndersa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius”, sipas IHMK-së.
Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-12m/s.