Moti për sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale më të gjata me diell.
IHMK njofton se temperaturat do të shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme.
Temperaturat pritet të sillen nga 5 deri në 15 gradë celsius.
Mot i ngjashëm pritet të mbahet edhe gjatë ditëve në vazhdim.