Moti në javën e ardhshme: Priten edhe reshje bore
Moti për javën e ardhshme pritet të jetë me reshje shiu, por do të ketë edhe borë.
22.01.2023 – Reshjet e shiu nuk kanë së ndaluri as edhe në ditët e para të javës. Vende-vende të hënën mbrëma edhe ka gjasa të jenë paksa më intenzive, me mundësi edhe në lindje të vendit. Reshje bore parashihen vetëm në vise malore.Në pjesën e dytë të javës pritet të kemi mot më të ftohtë, me vransira, e reshjet e borës zbresin edhe përgjatë ultësirave. Në përgjithësi, qarkullimi i mirë ajror që parashihet ditëve vijuese, do shpërndajë ndotësit ajror, e cilësia e ajrit do të kaloj kryesisht në vlera të pranueshme. Vetëm në periudha të qetësisë, rritja e koncentrimeve të ndotësve ajror pranë sipërfaqes, çon indeksin në vlera të dobëta apo të pashëndetshme.
23.01 – Kryesisht vranët. Fillimisht reshje lokale shiu nga pjesë perëndimore të vendit. Deri në mbrëmje shtrihen edhe në pjesë tjera, ku vende-vende mund të jenë edhe më intenzive. Borë vetëm në vise malore.
24.01 – Reshje shiu orëve të paraditës. Ditën mbetet vranët e reshjet gradualisht pushojnë.
25.01 – Kryesisht me vransira. Vonë në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore.
26.01 – Kryesisht vranët e ftohtë. Përreth zonave malore mundësi për reshje të dobëta bore.
27.01 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.Temperaturat gradualisht në rënie. Minimalet zbresin nga 3C e 4C në fillim të javës edhe deri në -2C ditën e premte, e ato maksimale nga 9C deri në 1C.Të hënën frynë erë mesatarisht e fuqishme nga juglindja deri në 13m/s, e nga dita e martë ndryshon drejtimin në verilindje dhe frynë e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes fillimisht, e më pas në rënie përreth vlerave normale.