“Mos u zgërdhini, kryeministër”: A duhet t’ia thotë Kurti edhe vetes këto fjalë sot? - NACIONALE

“Mos u zgërdhini, kryeministër”: A duhet t’ia thotë Kurti edhe vetes këto fjalë sot?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Verë, 2012. Opozitari i zëshëm, Albin Kurti, e kishte marrë fjalën në Kuvend.

“Është evidente që qytetarët janë të ofenduar me këtë shitje që po e bëni të distribucionit të KEK-ut dhe ky është një krim, për të cilin drejtësia dhe gjyqësia e një shteti të së drejtës nesër do të veprojë mbi juve. Kjo është e domosdoshme dhe e pashmangshme. Për këtë ju duhet të shkoni në burg, sepse ky është krim” – thoshte Kurti.

“Me e shitë për 26,3 milionë [euro] krejt rrjetin e Kosovës, të energjisë elektrike, ky është krim. Prandaj, mos u zgërdhini, po bëhuni njeri serioz, se gjendja është serioze! Mos u zgërdhini, kryeministër! Nuk jeni as serioz, as i sinqertë. Ju s’mund ta përfaqësoni qytetarin e Kosovës me këtë zgërdhirje” – kishte vazhduar me ton të ashpër opozitari i atëhershëm.

Më shumë se 12 vjet më vonë, Kurti, tashmë kryeministër, e bëri bash atë për të cilin e qortonte kryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçi. Për ta bërë situatën edhe më të ngjashme, Kurti u zgërdhi pikërisht kur Qeveria e udhëhequr nga ai po akuzohej gjithashtu për vjedhje e krime.

A duhet ta qortojë tani Kurti edhe veten për zgërdhirjen në Kuvend dhe a e “përfaqëson qytetarin e Kosovës me këtë zgërdhirje”? Shpresojmë që kryeministri ta lexojë këtë artikull dhe të japë dy përgjigje në këto pyetje – nëse jo popullit, të paktën vetes.

Lajme të ngjashme