“Mos u shqetësoni, këtu jemi” – Në ditën e dialogut, shfaqen grafite në veri - NACIONALE

“Mos u shqetësoni, këtu jemi” – Në ditën e dialogut, shfaqen grafite në veri

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mitrovica e Veriut është zgjuar sot me disa grafitë të cilat janë shfaqur në sheshin “Car Llazari”, afër Urës së Ibrit.

Atje janë parë disa grafite me mbishkrimin, ” Mos u brengosni, këtu jemi”, me simbolin “Brigada e Veriut”, raportojnë mediat serbe.

Ndërkaq, sot me ftesë të shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi vjen pas tensioneve të shtuara në pjesën veriore të Kosovës dhe deklaratave në Kosovë e Serbi për shkak të fillimit të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit ndërmjet dy vendeve për targa dhe dokumente zyrtare.

Grafiti u Severnoj Mitrovici.jpg

Lajme të ngjashme