"Mos psh***ni në derën e klubit": Deklarata e Hovenierit nxiti reagime e kritika ndaj Qeverisë Kurti
“Nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën e klubit” . Këto janë fjalët e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier. E kjo deklaratë ka nxitur reagime të politikanë, analistëve e qytetarëve të tjerë të cilët kritikuan Qeverinë Kurti. Pati edhe nga ata që dolën kundër deklaratës së Hovenierit.
Politikanë të opozitës e analistë reaguan për deklarimin e Hovenier që konsiderohet se është i ngjajshëm me atë të ish-ambasadores amerikane Tracy Ann Jacobson.
Për profesiorin universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se kjo deklaratë ka kuptimin edhe me të rëndë.
“Një fjalë e urtë është me kuptim edhe më të fortë për realitetin tone qeverisës, të cilit i referohet ambasadori i nderuar: “Nuk duhet me dhie në sahanin ku hanë.”” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ndërkohë, Filozofi Blerim Latifi ka shpejguar deklaratën e Hovenierit dhe mesazhin që ka përcjellur ai te qeveritarët e Kosovës.
“Të vërtetat e kanë të vështirë të depërtojnë në veshët e bllokuar me dyllin e miteve dhe iluzioneve, prandaj shpesh ato, pra të vërtetat, duhet të bëjnë zhurmë, të alarmojnë dhe ndonjëhetë edhe të brutalizohen në kënyrë që të arrijnë të dëgjohen”.
“Këtyre situatave u takon edhe deklarata "brutale" e ambasadorit Hovenier. Nën tonin e saj jodiplomatik qëndron një e vërtetë shumë diplomatike. Ajo që mendimtari amerikan, Joseph Nye, e paraqet në formë analogjie: Të jesh anëtar i bashkësisë ndërkombëtare të shteteve është si të jesh anëtar i një klubi, ku gjëja e parë që duhet të bësh është të pranosh rregullat e lojës dhe e dyta të sillesh sipas tyre. Nëse e bën të kundërtën ose të përjashtojnë nga loja, ose të dëbojnë krejt nga klubi” – ka shkruar Latifi në Facebook.
Edhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kjo nuk është shuplaka më e madhe por janë masat e marra të cilat, tha ai, "kanë kosto për krejt neve".
"Unë nuk mendoj që kjo është shuplaka më e madhe, shuplaka më e madhe janë masat që po merren se ato po kanë kosto për krejt neve. Mendoj që butë janë ka na dënojnë kapak kapak, SHBA-ja dinë edhe më ndryshe. Dinë edhe më të ndërpre më shumë fonde e plotë gjëra tjera me i bë”, tha ai në "Pressing" të T7.
Ndërkohë, për këtë deklaratën reaguan edhe zyrtarë të partive opozitare.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo tregon sa janë të shqetësuar aletatë ndërsa, sipas tij, Qeveria Kurti ka urinuar edhe dreën e mikut.
“Se në çfarë shkalle qeveria Kurti i ka degraduar raportet me mikun më të madh të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon deklarata e sotme e ambasadorit Hovenier, i cili e citoi babanë e tij, këshilla e të cilit ishte: “Mos p…… në dyer të klubit që doni të hyni”.”
“Kjo tregon edhe njëherë sa të shqetësuar janë miqtë tanë me këtë qeveri që mbeti tash e tri vjet pa miq. Kjo qeveri, jo vetëm në derë të klubit, por ka p…… edhe në derë të mikut. Kjo deklaratë deklaratë vjen për shkakt të kontrollit mbi polici, mosrespektimit të të drejtave për pakica si zotim dhe arsyetim i pranimit të Republikës tonë, moskoordinit me aleatët e mosmbajtjes së fjalës e obligimeve.” – ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkaq, pati edhe nga ata, kryesisht vartës të pushtetit që dolën kundër deklaratës së Hovenierit. Deputeti i VV-së, Dimal Basha e avokati Tomë Gashi dolën kundër deklarimit.
Çka tha Hovenier?
Shkurt, ambasadori Hovenier i tha Qeverisë se “po urinojnë në klubin ku duan të bëhen pjesë”, pra në NATO e BE.
“Gjyshi im ka pasur një thënie njëherë, dhe ju lutem me falni për karakterin paksa të shëmtuar të në të, nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën e klubit. Qëllimi im se çka dua të them është se ne duam të përkrahim Kosovën në rrugën euroatlantike, kemi bërë shumë, presidentë, sekretarë të shtetit e ambasadorë për të avancuar këtë. Ne duam të ndihmojmë. Presim çdo qeveri e Kosovës të na jap argumentet më të mira, municionet më të mira në këto bisedime.” – tha Hovenier.