Mos miratimi i ligjit të pagave, SBASHK-u paralajmëron protestë e greva - NACIONALE

Mos miratimi i ligjit të pagave, SBASHK-u paralajmëron protestë e greva

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kulturës menjëherë pas Kongresit të saj, e ku Rrahman Jashari u rizgjodh për një mandat të tretë si kryesindikalist i mësimdhënësve, ka paralajmëruar protestë e greva. Aryseja e këtyre masave sindikale është vonimi i miratimit të pagave.

Menjëherë pas rizgjedhjes si kryesindikalist i arsimit në Kongresin e SBASHK-ut, Jashar ka caktuar ditën e portestës dhe atë të grevës.

“Më 8 prill do të shkojmë në një protestë, besoj me numër të kufizuar për të mos e tepruar me numrin, ngase mund të ketë edhe probleme të tjera… Pas 20 prillit, unë siç po e shoh nuk do të ketë rezultate nga pritjet, atëherë pas 20 prillit do të fillohet me grevë, nuk do të ketë më protesta, po flas me autoritet të plotë vetëm me SBASHK-un”, tha Jashari në konferencë pas rizgjedhjes këtë të shtune.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti që një kohë ka filluar hartimin e projektligjit për paga, i cili do të tentojë të nivelizojë pagat në sektorin publik.

E së fundmi u kthye në diskutim përsëri si temë pasi që shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke mbajtur në në duar pankarta më mbishkrimin “ku është ligji i pagave”, kërkoi sqarim se pse ende nuk është miratuar ky ligj.

Ai deklaroi se Qeveria ka dështuar të aprovojë në këtë iniciative ligjore siç kishte paralajmëruar.

“Ky ligj ka qenë pjesë e agjendës legjislative të vitit 2021, dhe ka pasur zotim të qeverisë që në fund të marsit të kalojë në qeveri. Ku është ligji i pagave, ku jeni fshehur me këtë ligj, ku është procesi i punës për finalizimin e ligjit. Pse na keni thënë se bëhet në mars, apo është pazotësi e juaja dhe nuk dini të bëni këtë ligj?”, tha Tahiri.

Sindikatat të pakënaqura

Sikurse shefi i Grupit Parlamentat të AAK, kritika për mënyrën se si Qeveria Kurti po e udhëheq procesin e hartimit të projektligjit për paga kanë sindikatat e ndryshme në Kosovë.

Rrahman Jashari, udhëheqës i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, në një prononcim për Gazetën Nacionale, ka akuzuar Qeverinë për mungesë të bashkëpunimit rreth kësaj nisme ligjore.

“Na është premtuar që version i parë i draft ligjit do të jetë i perfunduar deri në shkurt, ndërsa në Mars do të ketë takime e diskutime me sindikatat për të respektuar kërkesat dhe argumentet e tyre lidhur me këtë ligj. Ja se marsi iku dhe siç po shihet ligji nuk e ka ndërmend që të miratohet e më e keqja është se Qeveria Kurti disi e ka ngrirë mundësinë e dialogut dhe sindikatat nuk kanë pasur qasje në versionin e ri të ligjit i cili është duke u punuar”, tha Jashari.

Muharrem Beka, udhëheqës i Sindikatës së Zjarrëfiksëve, ka theksuar se mos kalimi i këtij ligji e vazhdon gjendjen e mjerushme të zjarrëfikësve, koeficineti i të cilëve është jo i lartë.

“ Një zjarrëfikës i Kosovës, në varësi nga komuna paguhet dikund rreth 260 euro. Në këtë pagë nuk përfshihen ushqimi, uniforma si dhe shtesat. Koficienti i një zjarrëfikësit, pa dashur që të nençmojë askënd është më i ulët se sa I një puntori teknik”, tha Beka për Nacionalen.

Tutje, Beka deklaroi se beson që gjendja jo e favorshme e zjarrëfikësve do të përmirësohet me miratimin e ligjit për paga.

“Gjendja është alarmante, diskriminimët jan duke vazhduar, pra zjarrefikësit janë pa përkujdesje institucionale, me këtë page minimale, por me rrezikshmëri të madhe. Nuk i kanë as pajisjet elementare, mbi të gjitha edhe uniformat duhët t’i blejnë vet.”, shtoi ai.

Me arsyetimin e vonesave në miratimin e ligjit për paga, SBASHK-u ka dërguar një kërkesë tek MASHT-i për ndarje të 100 eurove shtesë për mësimdhënësit deri në aprovimin e ligjit.

“Duke parë ngritjën e çmimevë dhe shtrejtimit të jetesës, ne kemi kërkuar nga MASH-i, që deri në finalizimi e ligjit të pagave të ndahën nga 100 euro për mësimdhënësit, pasi që disa vitë nuk ka pasur anjë benificion apo ngritje të pagave në sektorin e arsimit”, tha Jashari.

Paralajmërime për greva e protesta

Jashari, i cili është rizgjedhur sot për të tretën herë në krye të SBASHK-ut, i ka thënë Nacionales se në rast se kërkesat e tyre nuk përmbushen, nuk përjashtohen greva e përgjithshme në sektorin e arsimit.

"Kërkesa fillestare ishte që të organizojmë një protestë, pastaj të shkojmë në grevë të përgjithshme. Por, këtë të shtunë do të mblidhen delegatët e arsimit të të gjitha cikleve, nga ai parashkollor e deri tek universitetet, ku do të bëjnë një vlerësim të përgjithshëm të gjendjes së arsimit në Kosovë, por edhe lidhur më ligjin e pagave dhe kerkesën tonë tjetër që të ndahen nga 100 euro për mësimdhënësit, kam frikë se greva e përgjithshmë është e pashmangshme”.

Madje, i pari i SBASHK-ut thotë se për këtë çështje e ka paralajmëruar edhe ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Njëjtë sikurse SBASHK-u, edhe Sindikata e Zjarrëfiksëve në prononcimin për Nacionale ka paralajmëruar protestë në rast të mos miratimit të ligjit për paga.

Gazeta Nacionale ka provuar të sigurojë një qëndrim të Qeverisë Kurti në lidhje me ligjin për pagat dhe , por një gjë e till rezultoi pa sukses.

Kujtojmë që 2 vite më parë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte shpallur të pavlefshëm ligjin për pagat me arsyetimin se është në kundërshti me Kushtetutën.

Në vendimin e tyre, Kushtetuesja theksonte se ligji i miratuar në Kuvend do të shkaktojë çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të gjyqësorit dhe institucioneve të pavarura.

Tutje, organi i vetëm që interpreton kushtetushmërine e akteve ligjore, theksonte se deputetët pa ndonjë arsyetim dhe në mënyrë arbitrare kanë përjashtuar nga ligji institucione të ndryshme si FSK, AKI e AKP.

Lajme të ngjashme