“Mos leh”: Dënohet gjuha e papërshtatshme e shefit të stafit të presidentes Vjosa Osmani - NACIONALE

“Mos leh”: Dënohet gjuha e papërshtatshme e shefit të stafit të presidentes Vjosa Osmani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i stafit të presidentes Osmani, njihet për gjuhën e tij të ashpër në Twitter. Megjithatë, kësaj here duket se ai e ka tepruar.

“Petre, mos leh!”i shkroi Vela zyrtarit serb Petar Petkoviq, i cili në një postim të mëhershëm u tall me presidenten Osmani.

Më pas, ai përmendi shkeljet e pretenduara të Serbisë ndaj marrëveshjeve të Brukselit.

Por, kjo gjuhë e pazakontë për skenën politike në Kosovë – megjithëse jo aq në Serbi – u denoncua madje edhe nga profile të shqiptarëve të Kosovës.

“Kur këshilltari i presidentes shkruan si naj militant analfabet i FB.”komentoi aktivisti i PSD-së, Nol Nushi.

Visar Xhambazi nga blogu Sbunker i shkroi këto fjalë:

“Kjo gjuhë është krejtësisht e papranueshme, joetike dhe joprofesionale. Ky djalë është jashtë kontrollit. Njerëzit që s’mund ta kontrollojnë veten nuk duhet të jenë duke shërbyer në institucione publike.”­ – tha ai.

Ndërkohë, Leart Ajvazi, ka thënë këto fjalë:

“Tregoni dikush që “stop barking” nuk osht gjuhë e përshtatshme për shefin e kabinetit të presidentes.”

Ndërkohë, reagimet nga ana e zyrtarëve serbë ishin të pritshme.

Deputetja serbe Danijela Vujiçiq ka shkruar këto fjalë:

“Blerim, mbaje gjuhën në gojën tënde në mënyrë që të mos ndëshkohesh.”

Vujiçiq është edhe udhëheqëse e ekipit menaxhues për draftimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ndërkaq, Nemanja Staroviq thjesht është tallur në mënyrë fyese me shefin e stafit të presidentes.

Kujtojmë se Blerim Vela kishte përdorur gjuhë të rëndë fyese edhe ndaj mediave të Kosovës, duke e akuzuar njërën prej tyre së fundi edhe për “tentim-puç”. Ai ishte dënuar më shumë se një herë për këtë gjuhë nga aktivistë të ndryshëm të shoqërisë civile.

Por, a doni ta dini se kush është Blerim Vela dhe se si e ka rrezikuar edhe më parë seriozitetin e Presidencës? Lexojeni shkrimin e mëposhtëm:

Lajme të ngjashme