Mori pjesë në tubimet e Listës Serbe, KGjK-ja propozon shkarkimin e Kryetares së Gjykatës në Mitrovicë
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) i ka propozuar Presidentes së Kosovës shkarkimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanović, dhe udhëheqësit të Divizionit të Gjykatës së Apelin në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq.
“Betimi për Drejtësi” ka bërë me dije se vendimi për këtë propozim është marr më 28 korrik të këtij viti.
Një propozim i tillë është pasi të dy gjyqtarët kish marrë pjesë në tubimet e Listës Serbe, që ishin organizuar vitin e kaluar. Një veprim i tillë i gjyqtarëve serbë nga KGJK-ja ishte vlerësuar si shkelje e rëndë diciplinore.
Duke e thirrur në burimet e veta, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar se tani rasti është në procedurë ankimore.
Në rast se këto vendime konfirmohen, sipas mediumit në fjlë, KGjK do t’i propozojë Presidentes që të njëjtit t’i lirojë nga detyra.
Stevanović dhe Kabashiq kishin marrë pjesë në protestat e Listës Serb, të cilat ishin organizuar për të kundërshtuar vendimin e institucioneve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.