Momentumi i madh i LDK-së, Abdixhiku takon qindra e mijëra njerëz në 7 takime gjatë së shtunës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbyllur vizitat e së shtunës në fshatin Stravuqinë të Suharekës, pas një sërë takimesh në fshatra dhe qytete me qindra e mijëra njerëz.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku ndau momentet e takimit me banorët e këtij fshati, duke theksuar se LDK ka rikthyer lidhjen e saj me njerëzit, duke u bërë forcë bashkuese dhe ndërtuese për të ardhmen e Kosovës.
"Momentum i jashtëzakonshëm dhe këtu. LDK është kthyer në rrënjë; prandaj na presin hapur, prandaj na mbështesin me plot zemër, prandaj na ringrisin ku na kanë parë gjithëherë!
LDK afron, përbashkon dhe ndërton të ardhmen për popullin e vet, për Republikën tonë dhe gjithë breznitë që do të vijnë pas nesh!" - tha Abdixhiku ndër të tjera.