Momente nga Kuvendi në disa video, deri tani
Lumir Abdixhiku tha sot para fillimit të seancës për votimin e Qeverisë se nuk pret asgjë nga kjo seancë.
Ai tha se sot pritet të bie perdja e mashtrimit, duke iu referuar Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se qëndrimet e partisë së tij janë publike dhe dihen. Ai tha se ‘pret të shohë se çka do të ndodh sot e tutje’.
Xhelal Sveçla e bëri për hajr Qeverinë Kurti 3 mëngjesin e sotëm, teksa po shkonte në Kuvend.
Deputeti Veton Berisha, tha se mbrëmë është takuar me ‘kryeministrin’ por nuk dha më shumë detaje as rreth takimit e as rreth votës për qeverinë Kurti 3 .
Hekuran Murati tha se sot është ditë e rëndësishme sepse ‘është kulmimi i procesit zgjedhor të 9 shkurtit’.