Moment acarues në Kuvend: Mësymja mes deputetëve të LDK-së dhe VV-së
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për tenderët milionësh njëburimor, kishte një moment acarues mes deputetëve të LDK-së dhe atyre të LDK-së.
Në fotografitë më poshtë, shihni momentin kur deputetë të LDK-së, shkojnë te deputeti Halil Thaçi i Vetëvendosjes.
Çka i parapriu kësaj?
Deputetja Hykmete Bajrami në fjalën e saj, tha veç tjerash se tenderët në Ministrinë e Infrastrukturës, nënshkruhen nga dy persona: Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi.
“Zonja Kusari, me qenë e aftë ti kishe thirrë seanca të rregullta. I kemi 40 nënshkrime dhe thërrasim seanca sa herë t’na teket.
Ky është ministri në ministrinë e të cilit, dy ministra shkruajnë tenderë. Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi, për shkak se kanë me nda tallin a po?
Ju jeni të korruptuar, frikacak dhe shpifësa.
240 milionë euro, KEK-ut i arseytohen 60 milion euro me General Eletricsin, por milionat tjera nuk arsyetohen”, tha Bajrami.
Deputeti Ramush Haradinaj, elaboroi kështu formën e korrupsionit, sipas tij, në Vetëvendosje.
“E kam diskutu njëherë çështjen e lidhjes së shkurtë të korrupsionit, pra kur shefi ua jep besimin njerëzve të besumë dhe ata me përkrahjen e shefit, janë zoti vetë”, tha ai. /Nacionale