Molliqajt i kërkohet ta largoj nga Facebook-u fotografinë ku shihej numri i telefonit të ministrit Murati
Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se i është kërkuar nga Agjencioni për Informim dhe Pritavësi të largoj fotografinë, që Molliqaj kishte publikuar në Facebook, e ku shihej numri i telefonit të Ministrit të Financave Hekuran Murati.
Molliqaj ka thënë se e ka fshirë atë pjesë ku duket numri i ministrit, meqenëse sipas tij, efekti është arritur, meqenëse bëhet fjalë për periudhën kur Murati po kritikohej për deklaratat e ti ndaj ushtarëve të UÇK-së.
Molliqaj ka shkruar se ky agjencion më herët e dënoi PSD-në me 20 mijë euro. Por sipas tij, PSD-ja nuk do të ndalet.
E plotë:
Pushteti po don të na e mbyllë gojën. Nuk do t’ia dalin.
Kam pranuar një vendim të Agjensisë për Informim dhe Privatësi, ku kërkohet nga unë që ta largoj nga Facebook posterin me numrin e telefonit të ministrit Hekuran Murati. Ankesa në këtë Agjension është bërë personalisht nga ministri.
Para më shumë se 1 viti, në kuadër të aksioneve tona politike, patëm reaguar kundër deklaratave të turpshme të ministrit Hekuran Murati. Ai në facebookun e tij kishte nënçmuar veteranët e UÇK-së dhe tërë luftën çlirimtare. Kishte thënë me tallje që “më lirë do të na kushtonte të angazhonim mercenarë” për ta çliruar Kosovën.
Bindjet e tij karshi luftës çlirimtare po i shohim përditë. I pamë edhe në seancën e turpit kur ministri dhe deputetët e pushtetit, larguan pensionin e veteranit nga paga minimale.
Përmes ndërhyrjeve politike, Agjensioni për Informim dhe Privatēsi merr vendimin e dytë kundër PSD-së. Fillimisht na dënuan me 20.000 euro gjobë për një aksion simbolik politik, tash të dytën herë marrin vendim kundër nesh sepse paskemi shqetësuar ministrin. Ndërhyrja politike brina nuk ka.
Na vjen mirë që nga aktiviteti ynë, ministri është shqetësuar. Ai ka qenë edhe qëllimi. Postimin e largova sepse këtë qëllim e kemi arritur, tash numrin e Hekuranit e ka secili.
Këta e dijnë, por po ua përsërisim, nuk do të mund të na ndalin.