Molliqaj për krizën energjetike: Protesta do të jetë përgjigje - NACIONALE

Molliqaj për krizën energjetike: Protesta do të jetë përgjigje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar lidhur me reduktimet me të cilat populli do të përballet nga sot.

Molliqaj për Kurtin ka thënë se është i të gjithëve dhe i barabartë në terr.

Pos kësaj, Molliqaj ka thënë se ata që duan ta arsyetojnë, le ta arsyetojnë, por paralajmëroi protesta.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Molliqajt:

Të barabartë në terr, Albini është i të gjithëve

Terri sot nuk është sikur ai i viteve të pas luftës. Na vjen me shije të propagandës: terri është i barabartë për të gjithë.

Kosovës iu kthyen reduktimet pas afro 15 vitesh. Reduktime verës. Nëse dikush iu tregon se Qeveria s'ka faj, meqë kriza e çmimeve është globale, mos e kundërshtoni, vazhdojeni arsyetimin. Jo vetëm qe kriza është globale dhe e shkaktuar nga lufta e Ukrainës. Vetë lufta në Ukrainë është shkaktuar për t'i ngritur çmimet, ashtu që pas ngritjes së çmimeve Qeveria Kurti të ngulfatet nga brenda dhe të rrëzohet.

Kush po përballet me reduktime, meqë kriza qenka globale? Si bëhet që Shqipëria e ka shpenzimin më të madh verës, por atje s'ka reduktime. Pse nuk ka reduktime në Maqedoni, në Mal te Zi ose n'Serbi? Apo të gjithë janë pjesë e komplotit imperialist të bashkuar kundër Albinit?!

Bukur fort, qenka gjendje e trashëguar nga qeverisjet e mëparshme. Ky argument rrinë veç nëse presupozojmë që njerëzit nuk kanë madje as memorie afatshkurtër. Reduktimet erdhën me këtë Qeveri. Ndryshim, apo jo?!

Qeverisja dorështrënguar nuk është as e majtë as zhvillimore. Këta i ruajnë paratë për ditët e zeza kur vetë ndihen të rrezikuar. Dhe pas secilit problem presin, ka edhe më keq. Paradoksalisht, duke bërë kështu po ia ofrojnë vetes ditët e vështira.

Inflacioni në Kosovë është sikur në gjendje lufte. Qeveria rrinë e strukur. Energjia është shtrenjtuar. Tash edhe reduktime. Shpejt pritet ngritja tjetër e energjisë. Çmimet e mallrave pastaj.

Nëse asgjë nuk bjerë nga gjithë këto ngritje, kjo mungesë qeverinë e ka adresë. Diçka duhet me ra këtu, borxh nuk iu kemi. Udhëzimet për përdorim të qebeve, protestën kanë me pas si përgjigje.

Lajme të ngjashme