Molliqaj: Kurti e ka degraduar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës - NACIONALE

Molliqaj: Kurti e ka degraduar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti ka degraduar pozicionin e Kosovës në raport me SHBA-në, duke u treguar kokëfortë me dialogun me Serbinë.

Molliqaj për Ekonomia Online, ka thënë se drejtimi i tanishëm i dialogut është i rrezikshëm edhe për të ardhmën dhe se Kurti ka përshpejtuar themelimin e entitetit serb në Kosovë.

“Kurti me këtë negocim që e ka bërë për këto dy vite të qeverisjes së tij, me bashkësinë ndërkombëtare dhe Serbinë, e ka degraduar pozicionin e Kosovës edhe në raport me ndërkombëtarët, edhe në raport me Serbinë, e ka faktorizuar në mënyrë të jashtëzakonshme relacionin Serbi-Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe në mënyrë të paparë ndonjëherë e ka përshpejtuar themelimin e entitetit politik serb në Kosovë.” –ka theksuar Molliqaj.

“Kur të publikohet plani franko-gjerman, bashkë me aneksin e zbatimit, aty do ta shihni që i ka veç dy vlera, të dyja në shërbim të Serbisë. E para, pranimi i kornizës së dialogut që s’do ta kërkojë njohja, jo sot po as në të ardhmen, nga Serbia’ dhe e dyta zbatimi i Asociacionit. Çështjet e tjera janë periferike dhe të parëndësishme.” – ka thënë Molliqaj.

Më tej, Molliqaj ka reaguar edhe ndaj presidentes, Vjosa Osmani, duke thënë se ajo bashkë me Kurtin kanë menduar që preëndimi do ta bombardojë Serbinë, vetëm pse ata po thonë se presidenti Vuçiq është “Putini i vogël”.

Lajme të ngjashme