Molliqaj, Kurtit: Dorëhiqu dhe hajde e kundërshtojmë bashkë në shesh
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Nga Kosova, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në facebook i ka bërë thirrje Kurtir që të dorëhiqet dhe ta kundërshtojë formimin e Asociacionit.
“Kryeminister mos prano! Ka alternativë. Dorëhiqu dhe hajde e kundërshtojmë bashkë në shesh”, ka shkruar Molliqaj.
Në Ohër pritet të diskutohet për Planin e Zbatimit, apo Aneksin e Propozimit Evropian, të cilin Kurti dhe Vuciq, tashmë e kanë pranuar.
