"Mjekrat nuk e hupin traditën e kullave" - Flet njëri nga pjesëmarrësit e iniciativës për braktisjen e feve
“Unë nuk jam as për fenë muslimane as për fenë e krishtere”, tha njëri nga protagonistët, e një iniciative për heqje dorë nga feja e cila ka zgjuar debat në Kosovë.
Bëhet fjala për një iniciativë, për heqje dorë siç thuhet vullnetarisht nga feja islame.
Gazetari Vullnet Krasniqi, ka biseduar me Vesel Lekajn, njërin nga 50 protagonistët, e kësaj iniciative.
“Ne jemi një grusht i vogël që kemi dalë, sepse ka shumë të tjerë, që mendojnë njësoj.” – ka thënë Lekaj për Nacionalen.
Tutje qytetari ka spjeguar se nuk është qëllimi sipas tij që muslimanët të konvertohen në katolik, por që të mos i përkasin asnjë feje.
“Nuk e kanë lehtë mjekrrat me na e hjekë traditën, ne jemi rritë nëpër kulla, por dhehen kadal kadal” – ka vazhduar ai.
Lekaj ka vazhduar duke e arysetuar politikisht lëvzijen e tij, duke thënë se është e vështirë të krijohen aleanca botërore, nëse ngulfatet vendi në këtë formë, sidomos duke u future elementi radikal.
Lekaj, gjithashtu ka hedhur dyshime për sponsorizim të njerëzve në Kosovë, nga lindja.
“Rrugaça me pare nga lindja. I njoh unë mirë.”, ka thënë ndër të tjera ai.
VIDEO:
BIK: S’ka qëllime të mira, po sulmohet Islami
Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan ka shprehur indinjatën në lidhje me formimin e “Lëvizjes për braktisjen e fesë islame”.
“Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, shpreh indinjatën e thellë lidhur me formimim e të të ashtuquajtures “Lëvizje për braktisjen e fesë islame”, meqë siq u pa e ndegju ajo ska qellime tmira per shoqerin tonë, aty vërehen elemente përçarëse dhe nxitje të urrejtjes ndër-fetare, si dhe mos durim fetar dhe njerëzor.”
Aty ndër të tjera thuhet se populli në Kosovë ka ditur të ruajë dhe kultivojë paqen dhe tolerancën ndërfetare.
“Ju kujtojmë se populli ynë me besimin islam, dhe besimet e tjera, ka ditur të ruajë dhe kultivojë paqen dhe tolerancen ndër-fetare, fakt i çmuar shumë përgjatë historisë sonë. Mbështetur në këtë fakt, lëvizjet e tilla kanë tendenca qëllimkëqija dhe atakojnë atmosferën e shkëlqyeshme të ndërtuar me shekuj tek ne, sepse me këtë, veçanërisht sulmohet Islami. Secili është i lirë ta zgjedhë besimin e vet dhe ta praktikojë atë, por nuk ka të drejtë të bëjë përçarje dhe sulmojë të tjerët në asnjë mënyrë.”
Gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve “që mos të bien pre e manipulimeve të tilla, e as përçarjeve të tilla”.
Ligji:
Nëse ka interferime ligjore një lëvizje e tillë, mbetet të shihet sidomos me veprimet që do të marin anëtarët e saj. Por, ajo që duhet të dihet është se në Kosovë ekziston ndëshkueshmëria për nxitje të përçarjes ose mosdurimit fetar.
“Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.” – thuhet ndër të tjera në Kodin Penal të Kosovës.
