Mitroviq: Nuk shoh shpresë për themelim të Asociacionit nga fjalët e Kurtit - NACIONALE

Mitroviq: Nuk shoh shpresë për themelim të Asociacionit nga fjalët e Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sava Mitroviq nga Qendra për Politika Evropiane nuk sheh shpresë se Kosova do të themelojë Asociacionin nëse marrim për bazë deklarimet e Kurtit në opinionin vendor dhe atë ndërkombëtar.

Mitroviq përmendet argumentet e Kosovës kundër themelimit të Asociacionit, një prej të cilave është edhe aktgjyskimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2015. Por sipas tij, ky aktgjykim nuk ishte (sic) pengesë thelbësore për formimin e Asociacionit.

Ai ka shtuar se zyrtarët perëndimorë i kanë dërguar letra Kurtit e Vuçiqit në mënyrë që të parandalojnë shfaqjen e ndonjë incidenti apo situate konflikti.

“Ndostha edhe brenda vitit mund të presim ndonjë variant të ndonjë marrëveshjeje bazë, ndërsa marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Beogradit dhe Prishtinës nuk besoj se do të ndodhë në periudhën e ardhshme, edhe nëse jo gjatë këtij viti,” – u shpreh z. Mitroviq në prononicmin e tij.

Lajme të ngjashme