Mirena bën thirrje që aktorit Petrovci t'i merret Çmimi për Vepër Jetësore - NACIONALE

Mirena bën thirrje që aktorit Petrovci t'i merret Çmimi për Vepër Jetësore

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Figura e Enver Petrovcit ka shkaktuar një reagim të fuqishëm në opinionin publik, pas deklaratave të tij fyese dhe përçmuese ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në kontekst të zhvillimeve, fazetari Ilir Mirena ka kritikuar ashpër aktorin për cilësimet e tij, duke e quajtur "fashist jugosllav".

Mirena gjithashtu ka bërë thirrje që Petrovcit t'i merret "Çmimi për Vepër Jetësore" i ndarë nga Ministria e Kulturës.

"Këtij fashisti jugosllav duhet me iu marrë ky çmim qe i është ndarë nga Ministria e Kulturës së Kosovës (Ministër Hajrullah Çeku ia ka ndarë kete çmim)...", shkroi ai.

Kontekst:

Teksa fliste me terma superlativë për kryeministrin Albin Kurti, Petrovci me një gjuhë përçmuese ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tha se “këta të tjerët lufta i ka bërë”, duke shtuar se pa luftë do të ishin “do mësuesa do badigarda”.

“Këta të tjerët i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurrë gjë s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa do badigarda. Kurrë gjë s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujtë me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë”, – ka thënë Petrovci.

Lajme të ngjashme