Miratohet rezoluta e Kuvendit të Kosovës që dënon sulmin terrorist në veri - NACIONALE

Miratohet rezoluta e Kuvendit të Kosovës që dënon sulmin terrorist në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën që dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës. Të gjithë deputetët e pranishëm, 96, kanë votuar pro.

Deputetët e Kosovës përmes një kësaj rezolute kanë dënuar sulmin terrorist që la të vrarë policin, Afrim Bunjaku, tashmë hero i vendit.

Rezoluta, të cilën e ka lexuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca, konstaton nevojën për hetim ndërkombëtarë ndaj Republikës së Serbisë lidhur me organizimin e aktiviteteve terroriste dhe vazhdimin e ekzistencës se kampeve stervitore të grupeve terroriste në territorin e Serbisë.

DËNON me termat më të ashpër sulmin terrorist të grupeve kriminale mbi Policinë e Kosovës më datën 24 shtator 2023, si dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar që të ushtroj ndikimin e tij për ta ballafaquar Republikën e Serbisë me rolin e saj në raport me nxitjen, shtytjen, ndihmen dhe mbështetjen e e çdo llojshme që i ka bërë grupit terrorist ne Veri të Republikës së Kosovës”, thuhet në pikan e parë të rezolutës.

Në nenin dy, dokumenti vlerëson punën, angazhimin dhe rezultetet e jashtëzakonshme të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës dhe të institucioneve partnere ndërkombëtare të sigurisë në aksionin e të dielës.

OFRON mbështetjen e plotë dhe të parezervë për Policinë e Kosovës për u ushtrimin e përgjegjësisë të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në piken e tretë të dokumentit.

Më tej, rezoluta mbështet pluralizimin politik në radhët e komunitetit serb në Kosovë.

KËRKON edhe nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që të vazhdoj punën e përbashkët për integrimin e plotë dhe bashkëjetesën mes të gjitha komuniteteve pa dallim që jetojnë në Republikën e Kosovës; INKURAJON dhe MBËSHTET pluralizimin politik në radhët e komunitetit serb në Kosovë, zhvillimi i të cilit mundëson progresin demokratik dhe rrit transparencën e llogaridhënien para këtij komuniteti dhe jetëson promovimin e interesave reale të tij në Republikën e Kosovës”, është thënë në dokument.

Në fund, rezoluta konstaton nevojën për hetim ndërkombëtarë ndaj Republikës së Serbisë lidhur me organizimin e aktiviteteve terroriste.

“KËRKON edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të bashkëpunoj me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht Shtete e Bashkuara të Amerikës për të fuqizuar Shtetin e së Drejtës dhe vlerat e përmbashkëta euro-atlantike. Konstaton nevojën për hetim ndërkombëtarë ndaj Republikës së Serbisë lidhur me organizimin e aktiviteteve terroriste dhe vazhdimin e ekzistencës se kampeve stervitore të grupeve terroriste në territorin e Serbisë ”, thuhet në dokument.

Ndryshe, në një akt terrorist, një formacion prej 30 personave të armatosur rëndë sulmuan sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin Banjska të dielën. Nga ky sulm, një polic i Kosovës mbeti i vrarë e dy të tjerë të plagosur.

Autoritetet e Kosovës njoftuan vdekjen e tre terroristëve të dielën, më pas më 25 shtator u konfirmua se ishte zbuluar trupi i një sulmuesi të katërt. Gjashtë persona janë arrestuar po ashtu.

Ndërkohë, Policia e Kosovës gjatë këtyre ditëve zhvilloi aksione për neutralizimin e këtij grupi.

Aktualisht, gjendja në veri është e qetë pas sulmit terrorist të së dielës nga persona të armatosur rëndë.

Lajme të ngjashme