Miratohet projektligji për tatimet, përfshihen faljet tatimore për vitin 2023 - NACIONALE

Miratohet projektligji për tatimet, përfshihen faljet tatimore për vitin 2023

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronë, i cili përfshin përjashtime për vitin tatimor 2023.

Ministri i Financave Hekuran Murati ka dhënë detaje për lehtësimin tatimor, duke thënë se tatimpaguesit mund të përfitojnë nga zbritja e farurave të vitit 2023 deri në shumën 100 euro, apo sa lartësia e faturës.

Murati shpjegoi se projektligji përfshin edhe masa të tjera që synojnë të lehtësojnë barrën e qytetarëve dhe të sigurojnë menaxhim më efikas të tatimit në pronë.

Këto masa përfshijnë përjashtime nga taksat për banimin primar dhe tokën bujqësore, kufizimin e llogaritjeve të interesit që tejkalojnë detyrimin tatimor, zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024, dhe zbatimin e takses progresive nga viti 2025.

Lajme të ngjashme