Miratohet në lexim të parë ndryshimi i Projektligjit për Zyrtarët Publikë
Kuvendi e ka miratuar në lexim të parë ndryshimin e Projektligjit për Zyrtarët Publikë.
61 deputetë kanë votuar pro, raporton Nacionale.
Ky projektligj ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
Opozita ka alarmuar se rekomandimet e Kushtetueses nuk janë marrë parasysh as në ndryshimet e fundit nga qeveria.