Miratohen tri marrëveshjet e Procesit të Berlinit - NACIONALE

Miratohen tri marrëveshjet e Procesit të Berlinit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka miratuar tri projektligje që kanë të bëjnë me marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kryeministri Kurti tha se pas miratimit në Qeveri, këto tri marrëveshje do të dërgohen në Kuvend.

Vitin e kaluar pas gati tri vitesh negociatash në Berlin nënshkruam tri marrëveshje të mobilitetit mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sot pas përfundimit të procedurave të brendshme nga institucionet tona i kemi sjellë për aprovim në Qeveri dhe pastaj do t’i çojmë në Kuvend”, tha kryeministri Kurti.

Marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, u nënshkruan nga krerët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, më 3 nëntor, në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova u pajtuan paraprakisht për marrëveshjet, në tetor, pas disa javësh negociatash të udhëhequra nga Gjermania.

Mbledhjen Qeveria e Kosovës e ka nisur me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të fuqishëm në Turqi dhe Siri.

Lajme të ngjashme