Veriu | Ministrja ruse fajëson Kosovën e ShBA-në: Kurti dhe Uashingtoni janë përgjegjës - NACIONALE

Veriu | Ministrja ruse fajëson Kosovën e ShBA-në: Kurti dhe Uashingtoni janë përgjegjës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë fajtorë për situatën që është krijuar në veri, thotë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Përgjegjësia për degradimin politik në Kosovë dhe përkeqësimin e situatës së sigurisë bie tërësisht tek liderët e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti dhe patronat e tyre perëndimorë, për të cilët Uashingtoni është qartësisht lider“, ka thënë ajo, shkruan Tanjug.

Në anën tjetër, ambasadat amerikane në Prishtinë e Beograd kanë dalë gjatë ditës së djeshme me një deklaratë të përbashkët.

Përmes një komunikate zyrtare, ata kanë thënë se janë të shqetësuar me gjendjen në veri dhe kanë bërë thirrje që postblloqet e vendosura nga serbët e veriut të hiqen menjëherë.

Lajme të ngjashme