Ministrja Hajdari qeshet kur gazetarët e pyesin për mediat, i ik përgjigjes për mallrat serbe
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari me datën 15 qershor, në kuadër të projektit “NaturKosovo”, mbajti konferencë për media me rastin e fillimit të punëve për mirëmbajtjen e shtegut Via Dinarica.
Në këtë konferencë morri pjesë edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Në këtë ngjarje që u mbajt te Mulliri i Haxhi Zekës, ishin të pranishëm edhe media të tjera, të cilët pritën që të marrin përgjigje për pyetjet e tyre.
Hajdari u përgatit vetëm për një përgjigje, e që ishte për pezullimin e çertifikatës së Klan Kosovës e përgjigjes për mallrat serbe ajo i iku.
“Ditën mirë...sot jam e përkushtuar për turizmin”.
VIDEO: