Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Serbia duhet të bëjë thirrje për heqjen dorë nga dhuna - NACIONALE

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Serbia duhet të bëjë thirrje për heqjen dorë nga dhuna

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Annalena Baerbock, ministre e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist të serbëve në veri të Kosovës.

Përmes profilit të saj në X, zonja Baerbock ka shkruar se të gjithë duhet të dinë rolin e tyre në Kosovë.

Tutje, ajo ka theksuar se Serbia duhet të kërkojë heqjen dorë nga dhuna.

“Pas sulmit ndaj policisë në Kosovë, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që dikush bën për #Deeskalation. Serbia në veçanti duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna.” – shkroi ajo.

Lajme të ngjashme