Ministria e Shëndetësisë: Furnizimi me ujë të pijes është stabilizuar
Ministria Shëndetësisë ka njoftuar se furnizimi me ujë është stabilizuar.
Përmes një njoftimi për medie, kjo ministri ka bërë me dije se vërshimet e fundit kishin përkeqësuar situatën me furnizimit me ujë të pijes.
“Furnizimi me ujë të pijes është stabilizuar pas situatës së krijuar si pasojë e të reshurave të shumta dhe vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë. Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse. Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes. Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve”, është thënë në njoftim.
Sipas njoftimit, të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm.