Ministria e Punës "me aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh" në mbarë Kosovën
Ministria e Punës që udhëhiqet nga Andin Hoti ka njoftur se sot kanë nisur “aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh” në gjithë Kosovën, me fokus në sektorët me rrezik të lartë.
Kjo pas disa rasteve të vdekjeve në vende të punës të shënuara kohëve të fundit.
Aksioni thuhet se do të zgjasë 15 ditë dhe përfshin "kontroll intensiv", edhe jashtë orarit dhe gjatë festave.
“Qëllimi është rritja e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë”, thuhet në njoftim.
Subjektet që shkelin rregullat përballen me ndalim të menjëhershëm të punës dhe masa ndëshkuese.
Inspektorët do të punojnë në dy ndërrime dhe me rotacion ndërmjet rajoneve, sipas njoftimit.
Inspektorati do të publikojë të dhëna çdo 48 orë për rezultatet e aksionit.