Ministria e Pecit e sanksionon një bujk, ky raportohet se i ka paditur - NACIONALE

Ministria e Pecit e sanksionon një bujk, ky raportohet se i ka paditur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Bujqësisë po raportohet se ka sanksionuar një qytetar me emrin Berat Krasniqi nga Grashtica, i cili punon si bujk.

Klan Kosova raporton se i njëjti, synonte që të bënte rritjen e numrit të bagëtive dhe zgjerimin e fermës, përmes subvencioneve.

Por, ai mori një dënim që sipas mediumit në fjalë, ka të bëjë me një tokë në Bërrnicë të Poshtme që e kishte marrë me qira për ta punuar.

Ai thotë se pajtohet me raportin, por jo me sanksionimin dhe futjen në listën e zezë.

“Jam dënuar për 3 vjet dhe nuk kam të drejtë më të aplikoj për subvencione si shkak i këtij gabimi.” – ka thënë ai.

Komuna e Prishtinës, raportohet se ka siguruar një dokument që tregon se kjo procedurë ishte gabim teknik, por nuk duket të ketë kryer punë.

Ndërkohë, Krasniqi ka konfirmuar se i është drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe ka bërë padi ndaj Ministrisë së Bujqësisë.

Lajme të ngjashme