MPB e Serbisë: Na u dorëzua përgjigja e KFOR-it në Merdare - NACIONALE

MPB e Serbisë: Na u dorëzua përgjigja e KFOR-it në Merdare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë, ka njoftuar se kanë marrë përgjigje nga KFOR-i, për dërgimin e 1000 ushtarëve serbë në Kosovë.

Përmes një komunikate për media nga kjo ministri, kanë njoftuar se përgjigjen e kanë pranuar në vendkalimin Merdare.

“Përfaqësuesit e Komisionit për Zbatimin e Marrëveshjes Teknike Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë marrë në prag të Krishtlindjeve, në orën 19:00, në vendkalimin administrativ Merdare, një përgjigje ndaj kërkesës për kthimin e deri në 1000, pjesëtarë të Forcave të Armatosura Serbe dhe të Policisë së Republikës së Serbisë në territorin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë nga përfaqësues të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Tutje ata kanë njoftuar se kjo përgjigje është dërguar në kabintetin e Presidentit, Alksandar Vuçiq.

Ministria e Mbrojtjes e ka dorëzuar dokumentin e lartpërmendur në Kabinetin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ta njohur Presidentin me përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it”, thuhet në përfundim.

Lajme të ngjashme