Ministria e Liburn Aliut e dënon Komunën e Pejës me 12 mijë euro - NACIONALE

Ministria e Liburn Aliut e dënon Komunën e Pejës me 12 mijë euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministër i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Jeton Raka, ka bërë me dije se ministrja e ka dënuar Komunë e Pjesës me 10 mijë euro për shkak të ndotjes së mjedisit.

Ai ka treguar se gjoba është shqiptuar për shkak të shkeljes flagrante që është bërë në zonën e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, konkretisht tek Gryka e Shushicës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këtë pjese inspektoriati i MMPHI ka evidentuar ndërhyrjet ilegale në zonën e mbrojtur.

Ai ka paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që e shkelin ligjin.

“Dëmtimi i zonës së mbrojtur, ndotja e mjedisit, shkatërrimi i natyrës dhe pronës publike nuk është më e mundur. Në kuadër të këtyre parimeve, bazuar në nenin 56 paragrafi 2.2 dhe neni 30, paragrafi 1,3 i Ligjit Nr.05/L-087 për Kundërvajtje, kemi shqiptuar gjobën ndaj Drejtorisë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike në Pejë, si dhe ndaj kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri”, ka shkruar ai, duke treguar arsyet e dhënies së gjobës.

“Kjo gjobë është shqiptuar për shkak të shkeljes flagrante që është bërë në zonën e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, konkretisht tek Gryka e Shushicës, ku në këtë zonë Inspektoriati i Mjedisit (MMPHI), ka evidentuar ndërhyrjet ilegale në zonën e mbrojtur si gërmime të masës shkëmbore dhe dëmtim i biodiversitetit - vegjetacionit, e po ashtu kanë shkaktuar pengim normal të rrjedhës së ujit”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme