Ministria e Financave njofton për mbajtjen e ankandit të parë për këtë vit
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ja njoftuar se më 24 shkurt të këtij viti do të mbahet ankandi i parë për vitin 2023.
Siç thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e tyre.
