Ministria e Drejtësisë ndërron sërish udhëheqësen e Divizionit për Specialen - NACIONALE

Ministria e Drejtësisë ndërron sërish udhëheqësen e Divizionit për Specialen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Drejtësisë ka ndërruar sërish udhëheqësen e Divizionit për Koordinimin e procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhu, e ka liruar nga detyra e udhëheqjen e këtij divizioni Artë Ademi-Bajramit dhe në vend të saj e ka emëruar Adea Gecin.

“Adea Geci emërohet Udhëheqëse e Divizionit për Koordinimin e procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, në kuadër të Mnistrsë së Drejtësisë.”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga ministrja Albulena Haxhiu, të cilin e ka siguria “Demokracia”.

Media në fjalë ka njoftuar Artë Ademi-Bajrami është emëruar në një pozitë tjetër në këtë ministri.

Lajme të ngjashme