Ministri serb i Mbrojtjes: Do të rrisim numrin e forcave speciale të ushtrisë nga 1.500 në 5000 - NACIONALE

Ministri serb i Mbrojtjes: Do të rrisim numrin e forcave speciale të ushtrisë nga 1.500 në 5000

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka thënë se me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, numri i njësive speciale të Forcave të Armatosura serbe do të rritet nga 1.500 në 5000 deri në fund të viti 2023.

Në një postim në Twitter kur paraqitet vetë Vuçeviq, nuk janë dhënë aryset pse do të rritet numri i tyre por ka thënë se Forcat e Armatosura Serbe do të jenë "grushti më i fortë që do të copëtojë dëshirat dhe qëllimet e këqija" të atyre që "dëshirojnë ta dëmtojnë popullin tonë”.

Dua ta informoj opinionin e Serbisë dhe jo vetëm të Serbisë, se mbrëmë gjeneral [Milan] Mojsiloviq, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, dhe unë morëm një detyrë, një urdhër nga Presidenti i Republikës si Komandant i Përgjithshëm [Aleksandar Vuçiq], për të rritur numrin e pjesëtarëve të njësive speciale në Ushtrinë Serbe deri në fund të vitit 2023”, ka thënë Vuçeviq.

Vuçeviq ka thënë se ushtria serbe do të ketë 5.000 ushtarë të cilët do të jenë të trajtuar dhe të pajisur me armët moderne dhe sipas tij “për të mbrojtur atdheun, për të kryer çdo detyrë në çdo kohë dhe në çdo pjesë të territorit tonë”.

Ndryshe mbrëmë mediat serbe raportuan se ka pasur një takim mes shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqi për situatën në Kosovë.

Lajme të ngjashme