Ministri Rashiq: Kemi dëshmi që BE-ja ka qenë e njëanshme në dialog - NACIONALE

Ministri Rashiq: Kemi dëshmi që BE-ja ka qenë e njëanshme në dialog

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri për Kthim dhe Komunitete Nenad Rashiq, ka thënë se ka dëshmi që Bashkimi Evropian ka qenë e njëanshme në dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Rashiq në tëvë1 ka treguar dëshminë që BE-ja është e njëanshme.

Kush e konsideroi Vuçiqin si bashkëpunëtor i mirë? pikërisht Bashkimi Evropian. Këto janë fakte.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka treguar qysh i ishte anuluar takimi për shkak të masave ndëshkuese ndaj Kosovës nga BE-ja.

Dikur në qershor, të dielën kemi shkuar në Bruksel, pastaj të hënën dhe të martën kemi pasur takime për herë të parë si ministër për Komunitete dhe Kthim, më besoni që të premten pasdite na u është anuluar takimi. Do të thotë unë jam “viktima” e parë e sanksioneve.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme