Ministri Mehaj: Për dy vite janë graduar 1885 ushtarakë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se në dy vitet e fundit janë graduar 1 mijë e 885 ushtarakë, e shprehur në përqindje, 169% më shumë se në vitin 2020.
Mehaj tha se ushtarakët e FSK-së në vazhdimësi ndjekin shkollimet dhe trajnimet brena e jashtë vendit, në përputhje me standardet e NATO-s për zhvillimin e karrierës.
Statusi i plotë:
Në kuadër të përmbushjes së objektivave për ngritjen e kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë sonë, ushtarakët tanë në vazhdimësi ndjekin shkollimet dhe trajnimet brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me standardet e NATO-s për zhvillimin e karrierës.
Gjatë këtyre dy viteve janë graduar 1885 ushtarakë që shprehur në përqindje është 169% më shumë se në vitin 2020.
Ushtria e Republikës së Kosovës, garantuese e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit!