Ministri Krasniqi e fton Ana Bërnabiqin për të folur për komunitetet - NACIONALE

Ministri Krasniqi e fton Ana Bërnabiqin për të folur për komunitetet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq po ftohet për një takim nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ky i fundit i ka dërguar letër kryeministres serbe duke e ftuar që të diskutojnë bashkë për të drejtat e minoriteteve në Kosovë, respektivisht të minoritetit serb.

Në letrën e publikuar thuhet se “Komuniteti pakicë serb në nivel lokal, përveç të drejtave ka edhe kompetenca të fuqishme, madje në disa fusha edhe kompetenca të njëjta sa qeveria qendrore. Nuk ka asnjë kompetencë që mund ta marrë pushteti lokalë nha qeveria qendrore që nuk e kanë komunat me shumicë serbe. Në 10 vitet e fundit , në kuadër të komunave në veri, Komaandanti i i Policisë ka qenë nga radhët e komunitetit serb, i emëruar nga kryetari i komunës,”- thuhet në letrën e dërguar Ana Bërnabiqit.

“Ftesa mbetet publike dhe ne mbesim të hapur për diskutim”, tha ministri Krasniqi.

Në letrën dërguar Bërnabiqit, Krasniqi ka shkruar se Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe praktikat e vendit ofrojnë kushtet më të avancuara në rajon dhe Evropë për respektimin e të drejtave të komuniteteve pakicë.

Lajme të ngjashme