Ministri i Mbrojtjes serb: Arritëm një fitore diplomatike ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka folur sot për situatën në veri të vendit.
Sipas tij kjo është një “fitore diplomatike" e Serbisë ndaj Kosovës, për heqjne e barrikadave, biseda e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit serbë në veri të Kosovës, shkruan Novosti,përcjell Nacionale.
“Do të thosha se duhet të jemi të kënaqur, por jo në mënyrë të tepruar. Kur them jo e tepruar në kuptimin se ka ende disa probleme dhe jeta ende nuk është e lehtë për serbët në Kosovë, “nyja Kosovë” është ende e zgjidhur dhe çështja që na ndjek. Por është mirë që pas një kohe të gjatë, Serbia nuk kishte për të dhënë apo hequr asgjë. Askush nga ne nuk ka iluzionin se gjërat janë ideale dhe se të gjitha çështjet janë zgjidhur, por arritëm një fitore të vogël diplomatike - dy bashkatdhetarë tanë janë të lirë dhe kemi marrë për herë të parë dokumente të tilla nga KFOR-i, të cilat i detyrojnë ata të kontrollojnë hyrjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri”, ka deklaruar Vuçeviq.
Ai tutje, është shprehur se është shumë krenar që para Aleksandër Vuçiqit dhe shtetit serb u treguan mjaft të durueshëm për t'i sjellë gjërat në rrugën e tyre.
Vuçeviq, ndër të tjera deklaroi se kur do që ka situatë aty do të jetë me ushtrinë serbe dhe policinë në emër të presidentit Vuçiq.
“ Ishte e tensionuar situata, unë jam gjithmonë atje poshtë me ushtrinë serbe dhe policinë në emër të presidentit. Unë jam shumë krenar me ata djem, kemi ushtri të madhe, polici, gjeneralë të mëdhenj, seriozisht kemi shefin e shtabit të përgjithshëm, gjeneralin Mojsiloviq, nënoficerë dhe oficerë, njësi speciale të MPB-së. Dhe që të mos i harrojmë kur gjërat qetësohen, nuk do të lejoj askënd që t'i njollosë. Disa do të thonë se është puna e tyre, por është pak më ndryshe nga shumica e punëve të tjera. Nuk është punë e rregullt të shkosh i pari atje ku ka vdekje dhe luftë, aq më tepër ata meritojnë vëmendje të veçantë”, tha Vuçeviq.
