Ministri i Jashtëm i Austrisë: Është qetësuese të dëgjosh për progres pozitiv në dialogun Kosovë-Serbi
Ministri austriak i Punëve të jashtme, Alexander Schallenberg, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar së është takuar më ministren Donika Gërvalla, në Konferencën e Mynihut.
Schallenberg, tha se është qetësuese të dëgjosh për progresin pozitiv në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
‘’Është qetësuese të dëgjosh për lëvizje pozitive në dialogun #BeogradPrishtina, e rëndësishme që të dyja palët të zbatojnë detyrimet për të cilat u zotuan.’’- ka shkruar ai në Twitter.
Schallenberg, nuk ka harruar që të urojë Gërvallën, për Pavarësinë e Kosovës edhe pse më një ditë vonesë.
‘’Më vjen mirë që po takoj mikën time Gervalla Schëarz, në #MSC2023 - urime 15 vjetorin e pavarësisë së #Kosovës!.’’- ka shkruar Schallenberg
Good to see my friend @gervallaschwarz at #MSC2023 - congratulations on the 15th anniversary of #Kosovo’s independence! 🇽🇰
— Alexander Schallenberg (@a_schallenberg) February 18, 2023
Reassuring to hear about positive movement in the #BelgradePristina dialogue, important that both sides implement the obligations they committed to. pic.twitter.com/uksuf7I981