Ministri i Jashtëm grek të dielën e viziton Kosovën, takohet me krerët e shtetit - NACIONALE

Ministri i Jashtëm grek të dielën e viziton Kosovën, takohet me krerët e shtetit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, do të vizitojë Kosovën këtë të diele.

Këtë e ka bërë të ditur ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, përmes një komunikate.

Dendias, do të takohet më presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, më kryeministrin Albin Kurti, ku ky i fundit do të shtroj një drekë për nder të vizitës së tij.

Ministri grek, do të takohet edhe më homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Temë e diskutimeve do të jetë dialogu Kosovë-Serbi si dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë së kjo është vizita e tretë e ministrit grek Dendias në Kosovë, brenda dy vitëve, përkundër faktit që Greqia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Lajme të ngjashme