Ministri Damka: Blerja e dronëvë “Bayraktar” është në agjendën e Kosovës - NACIONALE

Ministri Damka: Blerja e dronëvë “Bayraktar” është në agjendën e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Fikrim Damka, në një intervistë për Anadolu, ka thënë se Kosova po punon në blerjen e dronëve turk“Bayraktar”.

Kryetari i Partisë Turke të Kosovës tha se këto blerje do të përdoren vetëm për mbrojtje të vendit dhe se Kosova dëshiron blerjen e dronëve.

"Sigurisht që çështja e dronëve me armë (SIHA) është edhe në axhendën tonë. Lidhur me këtë shteti ynë zhvillon punime çdo herë. Janë realizuar vizita. Presidentja jonë dhe ministri i Mbrojtjes i kanë vizituar dronët 'Bayraktar' në vend. Ky është proces afatgjatë. Çdo shtet dëshiron të ketë dronët (SİHA) në shtëpinë, në magazinën e arsenalit të tij ushtarak", tha Damka.

Për tensionet në veri të Kosovës, Damka tha pala serbe duhet të dialogoj për të arritur një zgjidhje përfundimtare.

Kosova nuk ka veprime që përshkallëzojnë tensionet. Po ashtu nuk kemi as edhe ndonjë përpjekje për heqjen e barrikadave. Mund ta bëjmë por përpjekje të tilla mund të rrisin edhe më tej tensionet. Për këtë arsye, për heqjen e tyre në mënyrë paqësore po veprojmë në bashkëpunim me Misionin NATO-s në Kosovë (KFOR), me NATO-n, BE-në dhe SHBA-në. Ne po përpiqemi për zgjidhjen e situatës atje me dakordim dhe jo ta përshkallëzojmë atë", thekson Damka.

Minstri foli edhe për çështjen e Asociacionit duke thënë se kërkesa e Serbisë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i cili ka të drejta të ngjashme për autonomi në veri, si kusht për arritjen e marrëveshjes përfundimtare të paqes mes dy shteteve, është e papranueshme për Kosovën.

Lajme të ngjashme