Ministër Peci shkruan një status të gjatë për Avdullah Hotin, e quan manipulues dhe struc
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka quajtur manipulues ish-kryeministrin Avdulla Hoti, pasi që ky i fundit ka bëre një deklaratë lidhur më rritjen e çmimeve të farës.
‘’Për Avdullah manipulantin! Nuk e keni dëgjuar asnjëherë Avdullahun duke diskuar për sektorin e Bujqësisë sa ka qenë Ministër i Financave dhe Kryeministër jo-legjitim.’’- ka deklaruar Peci.
Peci, përmes këtij postimi ka deklaruar se Hoti ka qëndruar si struc kur janë bëre të gjitha dallaveret brenda Ministrisë së Bujqësisë, në kohën kur Hoti ishte ministër i Financave dhe në kohë sa ishte kryeministër.
‘’Karshi krejt këtyre shkeljeve abuzive, ti si Ministër i Financave dhe si Kryeministër jo-legjitim, keni qëndruar si struci. Sa ke qenë ti Avdullah Kryeministër, kafshët kanë hyrë në Kosovë pa u regjistruar fare.’’- ka thënë Peci