Ministër Damka 'damkos' Dokufestin për ngjarjen e të premtes, fton organizatat të reagojnë
Edhe ministri i Zhvillimit Rajonal ka sulmuar paraqitjen e pardjeshme në Prizren në kuadër të Dokufestit.
Ai i ka quajtur pamjet që janë shpërndarë gjithandej si të papërshtatshme për Kosovën dhe për Prizrenin.
“Ata që kanë bërë këtë ngjarje – e cila është e kundërt me historinë, kulturën dhe vlerat tona – kanë krijuar rrezik për të dhënë shembull të keq veçanërisht në zhvillimin personal e social të rinisë sonë,” – pretendoi z. Damka.
Ai ka ftuar organizatat e shoqërisë civile që të reagojnë ndaj këtyre ngjarjeve.