Ministër Aliu futet në ndërtesën komunale në Leposaviq, protestuesit ia gjuajnë xhipin me vezë e me ngjyrë
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, që të premten u kthye nga Leposaviqi pa e takuar kryetarin Lulzim Hetemi sot si duket ia ka arritur qëllimit.
Siç raporton mediumi kosovar serb Kosovo-Online, Aliu ishte futur në ndërtesën e komunës në orët e para të mëngjesit.
Kur ministër Aliu doli nga zyra, serbët e mbledhur hodhën bojë të kuqe dhe vezë në drejtim të xhipit të ministrit.
Lulzim Hetemi po qëndron për ditën e 15 në ndërtesën e komunës.
Më datën 9 qershor, Aliu provoi të futej në ndërtesën komunale në Leposaviq por - siç tha ai - pas rekomandimit nga Policia e Kosovës ishte kthyer mbrapsht në Prishtinë.