Mimoza Kusari kundërshton tërheqjen e Trusit, kjo është pasuria e saj
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka ripërsëritur qëndrimin tashmë të njohur kundër tërheqjes së kursimeve pensionale nga Trusti.
Në KTV, kryetarja e Alternativës, ka arsyetuar këtë qëndrim kundërshtues me argumentin se tërheqja do të rrezikonte sistemin financiar të Kosovës.
“Jo, nuk ka shanse. Më vjen keq për ata që kanë ngrit shpresa. Sikur të ndodhte do të ishe rrezik për sistemin financiar. Unë i kuptoj ata që e duan tërheqjen, por ka rrezik financiar. Ka mekanizma të tjerë për t’i ndihmuar ata që po e përjetojnë më rëndë këtë krizë”, ka thënë Kusari Lila në “Java Sonte Me Rronin”.
Por, ndryshe ka shumica e tatimpaguesve të Kosovës, Kusari-Lila është deputete e Kuvendit të Kosovës, nga i cili institucion ajo merr pagë mujore bruto prej mbi 1,400 euro.
Madje vitin e kaluar, ajo ka marrë nga ky institucion të hyra prej 22,431 euro apo saktësisht mbi 1869 euro për çdo muaj.
Krahas pagës së majme, Kusari-Lila ka edhe pasuri të konsiderueshme të paluajtshme.
Një banesë dhe një shtëpi e ajo e ka lajmëruar në Agjencinë Kosovarë kundër Korrupsionit.
Vlera e banesës, të cilën thotë ta ketë blerë me vetëfinancim në vitin 2008, i ka vendosur çmimin 180 mijë euro. Ndërsa shtëpisë së trashëguar, e cila është po ashtu në pronësi të përbashkët, i ka vendosur çmimin prej 65 mijë euro.
Ajo e ka lajmëruar edhe një veturë si pjesë e pasurisë së luajtshme, të cilën Kusari-Lila thotë ta ketë bashkëshorit i saj. 9 mijë euro kushton makina “GLK Mercedes”, të cilën deputetja e VV-së thotë ta ketë blerë me financim përmes kredisë bankare.
Ajo ka edhe aksione në një kompani “MKL” dhe saktësisht 3 mijë e 508 euro para të gatshme të kursyera.
Por, Kusari ka edhe detyrime financiare ndaj bankave të ndryshme. Një nga kreditë thotë ta ketë shfrytëzuar për të blerë banesën.
Kujtojmë që javëve të fundit është hapur përsëri diskutimi për tërheqjen e kursimeve nga Trusti, pasi deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, propozoi ndryshimin e ligjit për t'u lejuar qytetarëve tërheqjen prej 30% të kursimeve.