Mimoza Kusari e ashpër kundër, por burri i saj i kishte tërhequr 4012 euro nga TRUST-i - NACIONALE

Mimoza Kusari e ashpër kundër, por burri i saj i kishte tërhequr 4012 euro nga TRUST-i

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Alternativës dhe shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila ditë ma parë ka deklaruar se është kundër tërheqjes prej 30 për qind të Trusit, teksa opozita kërkon që Projektligji për TRUST-in të votohet sot (e enjte 19 janar) në Kuvend.

Kusari-Lila dhe deputetët e VV-së janë shprehur kundër tërheqjes së Trustit, propozim ky i inicuar nga PDK-ja, që sipas tyre është ndihmë për qytetarët për shkak të rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë.

Qëndrimi i grupit të VV-së janë të qarta ne nuk e kemi mbështetur tërheqjen nga Trusti, sepse konsiderojmë që në aspektin ekonomik do të këtë efekt negativ dhe afatgjatë në ekonomi.” – kishte thënë Kusari-Lila.

Por, sa është pasuria e saj?

Si duket për Kusari-Lila nuk ka “krizë”, prandaj edhe është kundër tërheqjes së Trustit.

deklarimin e saj të pasurisë për vitin 2022, ajo kishte deklaruar se burri i saj kishte tërhequr 10 për qind nga Trusti me vlerën e 4 mijë eurove.

Kusari-Lila kishte deklaruar të hyra vjetore vetëm nga Kuvendi i Kosovës 22 mijë e 337 euro e 54 centë ndërsa për udhëtime zyrtare nga Kuvendi i Kosovës kishte deklaruar 823 dhe honorar 292 euro.

Më tej, ajo kishte deklaruar të hyra vjetore të bashkëshortit të saj me vlerë mbi 9 mijë euro në KADC dhe mbi 3 mijë ne Cattosed.

Ndërkaq para Para të gatshme në banka, Kusari-Lila i ka deklaruar 4 mijë e 969 euro në BKT, ndërsa në TEB i ka deklaruar 4 mijë euro si dhe mbi 4 mijë euro për dy fëmijët.

Pasuri të palujtshme ajo kishte deklaruar një banesë me vlerë 180 mijë euro, pronë e përbashkët si dhe një shtëpi 65 mijë euro.

Ndërsa pasuri të luajtshme kishte deklaruar një vetur GLK Mercedes me vlerë 8 mijë euro.

Ndërkohë, ajo sot në Kuvendin e Kosoëvs, me piskamë reagoi kundër kritikave ndaj kryeministrit Kurti për fjalimin e tij për Oliver Ivanoviqin.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës është duke debatuar për Projekligjin për Trustin. Deri më tani nuk është hedhur në votim dhe mbetet të shihet nëse ky projekligj do të kalojë.

Lajme të ngjashme